Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Masakrën në Poklek e Çikatovë.
Në mesin e viktimave ishte edhe një foshnjë gjashtëmuajshe.
Osmani tha se për viktimat është obligim për të kërkuar drejtësi.
“Sot nuk mjafton t`i kujtojmë. E kemi obligim të kërkojmë drejtësi. Jo vetëm për Lirinë, por për çdo fëmijë të vrarë, për çdo familje të shuar. Drejtësia nuk është hakmarrje. Është premtimi më minimal që ia kemi borxh viktimave.Është përgjegjësia jonë që ky krim të mos mbulohet nga pluhuri i harresës apo nga heshtja. Të mos ndalemi derisa drejtësia të triumfojë. Sepse pa të, pa të vërtetën e thënë dhe të njohur, pa përgjegjësi për krimet, nuk ka paqe të qëndrueshme”, tha Osmani.
“Në mesin e 54 të vrarëve në Poklek, 24 ishin fëmijë nga mosha gjashtë muaj e deri në 17 vjeç. Ata u vranë mizorisht e pastaj u dogjën nga forca të regjimit gjenocidal serb, synim i të cilëve ishte shfarosja. Në mesin e viktimave, ishte edhe Liria, një foshnjë vetëm 6 muajshe, që mbante emrin e një ideali që ende nuk e kishte jetuar. Ajo nuk e gëzoi kurrë lirinë. Por emri i saj mbetet amanet për secilin prej nesh. Të tillë mbeten edhe emrat e 23 të vrarëve në Çikatovë të Vjetër”, deklaroi ajo.