Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka folur për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.
Ajo është shprehur se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh, transmeton Gazeta Papirus.
“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.
“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.
”Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.