Presidentja Vjosa Osmani për punën e saj po ‘pëlqehet’ nga mbarë bota.
Profile nga India, Turqia, Pakistani, Sudani e nga gjithë lindja janë ndjekës besnikë të Vjosa Osmanit në rrjetet sociale.
Komentet në gjuhën turke e arabe nuk mungojnë kurrë në statuset e së fundmi edhe ‘livet’ e saj.
Blerja e ndjekësve në rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më popullore, shkruan Demokracia.com.
Shumë të famshëm, influencues dhe kompani i blejnë ato për të rritur statusin e tyre social. Njerëzit po paguajnë për këto llogari të rreme për të krijuar iluzionin se ata janë më të rëndësishëm.
Ky fenomen është bërë aq i përhapur sa disa njerëz po blejnë edhe pëlqime në postime për të rritur më tej numrin e ndjekësve të tyre.
Demokracia.com ka vërejtur se këto profile janë ndjekës të presidentes Osmani. Disa nga ta shprehin pëlqime e vlerësime për punën e saj.