Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Në njoftimin për media nga Zyra e Presidentit thuhet se ambasadori Al-Marri ia ka dorëzuar presidentes Osmani ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
“Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme”, është bërë e ditur në njoftim.