Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish për situatën e tensionuar në veri.
Ajo është shprehur se të gjithë i janë krah Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Tutje shtoi se terroristët s’na zmbrapsin, por sipas saj, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani.
/GazetaPapirus/