Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkuar për vizitë në komunën e Skenderajt.
Të parën e shtetit e ka pritur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, marrë parasysh se komuna e Skenderajt është më e dëmtuara si pasojë e vërshimeve, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht, takimi mes të parës së shtetit dhe të parit të komunës së Skenderajt po vazhdon, njofton Klankosova.tv.
Ajo që është vërejtur deri më tani është se në qendër të qytetit ka disa cisterna që po iu ndihmojnë qytetarëve që të furnizohen me ujë, pasi ka edhe mungesë të ujit të pijshëm.