Në mesin e liderëve botërorë në samitin e madh që u mbajt në Tiranë ishte pjesëmarrëse edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo edhe një herë kërkoi nga krerë të shteteve anëtare të BE-së që t’i heqin masat e vendosura ndaj Kosovës.
Ndërsa,m për situatën në të cilën gjendet vendi, e para e shtetit tha që e ka diskutuar në një darkë së bashku me liderët evropian, një natë më parë.
“Unë e kam ngritur çështjen e masave sepse flitej për ndërtimin e besimit në raport me BE-në, megjithatë më shumë përkrahen ata që shkojnë në Moskë sesa ne që jemi 100 përqind në përputhje me politikat e BE-së”, tha mes tjerash Osmani.
Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.