Divock Origi do të kalojë te skuadra e Milan.
Sulmuesi belg ka mbyllur aventurën e tij me Liverpool dhe tashmë sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Milanit.
Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Origi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë javë, përcjell lajmi.net.
‘Rossoneri’ do të njoftojnë për marrëveshjen sapo lojtari të marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor.
Milan ndërkohë është duke monitoruar me kujdes edhe situatën e Noa Lang dhe Charles De Ketelaere.
Kampionët e Serie A kanë mbyllur marrëveshjen personale me Lang.