Organizata Studentore “Reforma”, ka mbajtur një aktivitet simbolik pas zhvillimeve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, para Rektoratit të këtij universiteti, raporton Ekonomia Online.
Në duar ata mbanin pankarta ku kërkoni që zgjedhje e rektorit të mos jetë pjesë e pazareve dhe ai që do të udhëheq UP-në të jetë i pavarur nga politika.
Të njëjta ata i kanë vendosur edhe në shkallët e Rektoratit.
Bleron Beka nga kjo organizatë, tha se nuk duan që rektori ta keqpërdor paranë publike dhe të jetë pjesë e pazareve.
Madje ai tha se po kërkojnë që rektori i ri ta luftojë plagjiaturën dhe të garantojë që asnjë punësim nuk do të bëhet pa i kaluar filtrat.
“Rektori duhet të jetë i pandikuar nga njerëz. Duam rektor që lufton plagjiaturën. Kërkojmë nga rektori që garanton për studentë se asnjë punësim të mos lejohet pa kaluar në të gjitha filtrat e UP.
“Ky aktivitet ka për qëllim përpjekjen për mbrojtjen e UP. Organizata studentore Reforma i sheh me shqetësim ngjarjet e fundit duke i dhënë rëndësi zgjedhjes së rektorit. UP është universitet më i madh dhe institucion që tejkalon individët”.
“Përmes këtij aksioni organizata tenton të përçoj te Këshilli disa kërkesa me të cilat tenton që asnjë formë të mos bëhet kompromis. Ne nuk duam rektor që keqpërdor paranë publike. Nuk duam rektor të pazareve”.
“Rektori duhet të jetë i pandikuar nga njerëz. Duam rektor që lufton plagjiaturën. Kërkojmë nga rektori që garanton për studentë se asnjë punësim të mos lejohet pa kaluar në të gjitha filtrat e UP. Do të shtjerrim të gjithë mundësitë që të mos vijë një rektor që nuk përkon me këto kritere”.