Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka shkruar një referencë të quditshem për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.
Në atë raport ka deklarata të ngjashme me zyrtarë e Vetëvendosjes që i përdorin tash e sa vite kunder Thaçit dhe Haraidnajt. Aty cekën emrat e ish-Presidentit Thaçi e Ramush Haradinajt si njerëz të fuqishëm dhe që ndikojnë në vend. Por kush e shkruajti këtë raport? Është vetë GLSP( Group For Legal and Political Studio) i cili ka shkruar raportin e pjesë e të cilit është edhe Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Albin Kurtit.