Një figurë e lartë e opozitës ruse është dënuar me tetë vjet e gjysmë burg, pasi kritikoi luftën e Kremlinit në Ukrainë.
Ilya Yashin u akuzua për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ushtrinë.
Akuzat lidhen me një transmetim të drejtpërdrejtë në Youtube dhe i referoheshin vrasjes së ukrainasve në Bucha. Gjatë gjyqit të tij, Yashin vuri në dukje se ai kishte cituar burime zyrtare ruse si dhe deklarata ukrainase për t’i dhënë audiencës së tij dhe pikëpamjet objektive.
Ndërsa verdikti i tij u lexua në gjykatën e Moskës, mbështetësit e tij jashtë shprehën zemërimin e tyre për vendimin.
Ai ishte një nga kritikët e paktë të shquar të Kremlinit që kishte mbetur në Rusi gjatë një goditjeje ndaj disidentëve.
“Me atë dënim histerik, autoritetet duan të na trembin të gjithëve, por kjo tregon në mënyrë efektive dobësinë e tyre,” tha Yashin në një deklaratë përmes avokatëve të tij pasi gjykatësi dha dënimin.