GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Opozitarët në ShBA – analistët e quajnë mesazh të qartë për Kurtin, kërkesat të merren parasysh

26/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Opozitarët në ShBA – analistët e quajnë mesazh të qartë për Kurtin, kërkesat të merren parasysh
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e dy liderëve opozitarë, Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mesazh i qartë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend, raporton Ekonomia Online.

Ata konsiderojnë se vendimi për targa, ka qenë shkaktari kryesor që mazhorancës iu mbyll dera në këtë shtet.

Njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi, thotë për Ekonomia Online, se vizita e krerëve opozitarë është bërë për ta dëshmuar raportin që këto parti e kanë me ShBA-në.

Ndërsa për veprimet e pushtetit, Kabashi thotë se është tregues i qartë se kërkesat e këtij shteti duhet të merren parasysh.

“Vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy anë, e para është interes sidomos i partive opozitare për me tregu se kanë raporte me fuqinë më të madhe por edhe me aleatin kryesor të Kosovës. Nuk mendoj se janë të lidhura bllokimi i vizitave të Qeverisë me ato të opozitës, sepse kanë qenë të dakorduara më herët, por bllokimi që iu është bërë vizitës së institucioneve qendrore dhe komunale, ka qenë një mesazh i qartë për veprimet e një anshme të Qeverisë, pavarësisht sugjerimeve dhe kërkesave të ShBA-së që mos të shkohet me planin për targat”, thotë Kabashi.

Duke folur për refuzimin e vizave për pushtetarët, Kabashi i quan si lloj sanksioni. Ai thotë se deklaratat zyrtare të Amerikës janë të qarta, se veprimet e tilla mund t’i prishin raportet me Amerikën.

“Ka qenë deklarata zyrtare e ShBA-së që duhet me i kryer punët e juaja në shtëpi, por më shumë ka qenë një mesazh, një lloj sanksioni për t’iu bërë me dije se nëse veproni kështu, atëherë nuk është se do t’i keni aleat ShBA-në. Nuk është që ka pasur me kryer ndonjë punë me targa, sidomos kryetari i Komunës së Podujevës apo ndonjë zyrtar tjetër që nuk lidhet me këtë temë, por me këtë temë ka qenë i lidhur direkt kryeministri Kurti, madje as dikasteret e tij si Ministria e Drejtësisë apo Ministria e Punëve të Brendshme, sepse pas vendimit të targave dhe largimi i serbëve nga institucionet, e kemi parë që prezenca e institucioneve të rendit pothuajse ka qenë inekzistente në atë veri, përjashto pikat kufitare”, u shpreh Kabashi.

E analisti politik, Albinot Maloku, këtë vizitë e sheh më shumë si informim të gjendjes në vend. Ai këmbëngul se kjo vizitë nuk është tregues i qartë i raporteve të këtyre partive me ShBA-në.

Maloku thotë se për këtë shtet, nuk janë të rëndësishme vizitat e krerëve të shtetit në situatat në të cilat gjendet Kosova.

“Vizitën e krerëve të partive opozitare, konkretisht PDK dhe LDK-së, e konsideroj të mirë në kuptimin e informimit për gjendjen në vend edhe nga zërat tjerë përveç të pozitës. Partitë opozitare u munduan që ta interpretojnë si leje apo bashkëpunimi apo afërsie më të madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo nuk arrij ta kuptoj se duhet të bëhet ky interpretim përderisa mund të konsiderohet si një vizitë e informacionit alternativ për gjendjen në vend, dhe asgjë më shumë, ndërsa për pengesat që iu bë qeveritarëve që nuk iu dhanë vizat, ishin tregues se ShBA-ja nuk i konsiderojnë të rëndësishme vizitat atje, për faktin se gjendja në Kosovë u krijua një situatë e pavolitshme me çështjen me targat”, tha ai.

Maloku e konsideron si vërejtje mosdhënien e vizave për pushtetarët, teksa thotë se në situata të tilla më e rëndësishme është qëndrimi i tyre në Kosovë. Ai këmbëngul se krerët e shtetit duhet më shumë të angazhohen për situatën në veri të vendit.

“Më shumë kisha dashtë ta marrë si vërejtje se në situata krizash, vendimmarrësit duhet të qëndrojnë në vend, për arsye se ajo është shumë e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër përveç nëse ka ndonjë ndërlidhje, mirëpo siç nuk kishte ndërlidhje. Këto barriera ose një vërejtje për Qeverinë për veprimet e veta, edhe mund të lexohen kështu, mirëpo po insistoj se ato janë vërejtje për angazhim në vend për situata nuk janë të volitshme për jetën politike në vend”, thotë Maloku për EO.

Tags: Opozitarët në ShBA
ShareTweetShare
Previous Post

Mungesa e lobimit, shkaku i mosanëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Next Post

Krasniqi thotë se propozimet e tij për dialogun po merren model: Për marrëveshjen finale duhet plotësuar këto kushte

Next Post
Krasniqi thotë se propozimet e tij për dialogun po merren model: Për marrëveshjen finale duhet plotësuar këto kushte

Krasniqi thotë se propozimet e tij për dialogun po merren model: Për marrëveshjen finale duhet plotësuar këto kushte

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.