GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Opozita përfaqëson shtetin në SHBA, pushteti rri kah shpija

15/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Opozita përfaqëson shtetin në SHBA, pushteti rri kah shpija
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarë kosovarë po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, atje për takime ndodhet kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ndërsa do të shkojë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Nga komunat ka udhëtuar Bashkim Ramosaj kryetar i Deçanit por jo edhe kryetarët e komunave nga VV dhe ministrat e Qeverisë Kurti, që i kishin të aranzhuara takimet. Amerikanët atyre u thanë se nuk është koha e duhur për të udhëtuar në SHBA në kohë krize, duke iu referuar tensioneve që ka shkaktuar vendimi për targat.

Ndryshe nga zyrtarët e shtetit, ata nga opozita kanë udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pari që ka mbërritur atje është , kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bashkim Ramosaj. Ai  ditën e hënë ka publikuar fotografi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe po i vazhdon vizitat dhe takimet nëpër vende të ndryshme atje.

Ramosaj ka njoftuar të hënë për takimin me Sekretarin e Shtetit të Iowas, Michael Ross, ndërsa takime të ndryshme po vazhdon të realizojë edhe sot.

Përveç Ramosajt, në SHBA tashmë ka arritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pritet të shkojë dhe ai i PDK’së Memli Krasniqi.

Por atje, s’ka mundur të udhëtojë kreu i Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, edhe përkundër faktit se është pajisur me vizë amerikane.

Siç pretendoi ai, vizita për në Amerikë është shtyrë më kërkesë të tij, kërkesë e cila shihet qartë se vjen si rezultat i vendimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka sugjeruar një numër zyrtarësh që të mos udhëtojnë përtej Atlantikut në këtë periudhë kohore, shkruan Express.

Siç ka shkruar Bulliqi në e-mailin ku ka njoftuar për anulimin e vizitës, një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i situatës së krijuar në veri të Mitrovicës. Edhe sugjerimi i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë se nuk është mirë që zyrtarët apo ministrat të udhëtojnë përderisa ka krizë në Kosovë.

Drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës s’kanë mundur të udhëtojnë as tre ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi. Për këtë çështje ka folur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, duke konfirmuar se ka qenë sugjerim i Ambasadës që të njëjtit të mos udhëtojnë drejt SHBA-së shkaku i krizës për targat.

“Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme për ministrat që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Një vendim i tillë i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka ardhur si rezultat i një refuzimi të vazhdueshëm të thirrjes së tyre për shtyrje të plot të afatit për implementimin e vendimit për targat, çështje kjo që edhe ka tensionuar veriun e vendit.

Nga Washingtoni ka pasur një sërë deklaratash të cilat kanë konstatuar zhgënjimin e Amerikës me Qeverinë e Kosovës për shkak të refuzimit të kërkesës për shtyrje të vendimit për targat.

Ndihmëssekretarja e Shtetit, Karen Donfried në një konferencë për media ka deklaruar se Washingtoni s’ka kërkuar shtyrje të pjesshme apo implementim të shkallëzuar, por një shtyrje të plotë. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet që tensionojnë edhe më tepër situatën.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta lidhur me një zhvillim të tillë, meqë shtyrja e vizitave të ministrave dhe kryetarëve të Komunave është parë si një “sanksion” amerikan si rezultat i veprimeve të Qeverisë së Kosovës.

Tags: Kosovë
ShareTweetShare
Previous Post

Rina “thumbon” ish- të dashurin e saj SinBoy?

Next Post

Kievi sulmohet me raketa ajrore teksa liderët botërorë e dënojnë luftën në Ukrainë

Next Post
Kievi sulmohet me raketa ajrore teksa liderët botërorë e dënojnë luftën në Ukrainë

Kievi sulmohet me raketa ajrore teksa liderët botërorë e dënojnë luftën në Ukrainë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.