GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Opozita i kërkon Qeverisë mos t’i trajtojë si armiq, thërrasin të dëgjohen miqtë

09/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Në seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi miratoi disa pika nga seancat e papërfunduara
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita po vlerëson se shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit duhet të bëhet në koordinim me aleatët, pasi moskoordinimi po e çon vendin në izolim politik e ekonomik. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që Qeveria mos t’i trajtojë si armiq.

Nga pozita thonë se masat e marra nga Qeveri janë të qëlluara, duke përmendur këtu hetimet e arrestimet e personave të dyshuar në veri si shkaktarë të trazirave të fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, ka thënë se organizatat që operojnë në veriun e Kosovës që tashmë janë shpallur terroriste, kanë arritur që të ngrisin tensione me veprimet e tyre të jashtëligjshme dhe ta destabilizojnë situatën.

Ai tha se Qeveri e Kosovës vetëm se ka filluar që të marr masa për veriun e vendit, duke përmendur hetimet e arrestimet e fundit në veri.

“Bandat e caktuara që tani më dy organizata vetëm që janë futur në listën e organizatave terroriste, ato me veprimet e tyre kanë dëshmuar se janë të interesuar thellësisht që të eskalojnë situatën, pra të ngrisin tensione edhe të destabilizojnë situatën në veri të Kosovës. Veprimet e tyre janë të jashtëligjshme të dënueshme dhe institucionet e vendit kanë për detyrë që të zbatojnë ligjin andaj gjithë atyre që kryejnë vepra të rënda penale e terroriste ndaj institucioneve dhe ndaj personelit policisë, KFOR-it, gazetarëve e kështu me radhë”, tha ai.

“Masat veç se po i shihini, pra kemi hetime të mirëfillta, hetime serioze që po ndodhin, kemi gjithashtu edhe operacione për arrestimin e kryesve të këtyre veprave, pra kemi një numër të caktuar të dyshuarve të cilët veç se po përballen me procesin hetimorë edhe mbetët që të shihet pastaj edhe për masa të tjera sepse jo të gjithë kryerësit e atyre veprave janë kapur. Ende ka të atillë që dora e drejtësisë nuk ka arritur që ti kap për arsye të ndryshme ose kanë lënë Kosovën kanë ikur andej nga kanë ardhur ose janë ende duke u fshehur. Por në momentin që hasen apo janë të qasshëm policia do ta kryej detyrën e tyre dhe ata do të arrestohen”.

Deputeti Dugolli ka theksuar se situatat e fundit në veri nuk kanë arritur që ta ndalojnë funksionalizimi e shtetit, por sipas tij, është krijuar një situatë e re dhe se veprimet e qeverisë dëshmohet se shtetit është më i fortë dhe që nuk dorëzohet para bandave kriminale që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit.

“Jo në as një mënyrë, kish më thënë që është krijuar një situatë jo e lehtë por kjo dëshmon se shteti është me i fortë se sa bandat dhe shteti në as një mënyrën në as një rrethanë nuk mund të dorëzohet para bandave kriminale të cilat kanë qëllim pikërisht zhbërjen e shtetit”, tha ai për EO.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha se vendi është duke degraduar dita ditës në të gjitha aspektet, e kjo po ndodhë sipas tij, për shkak të politikave të gabuar të Qeverisë e moskoordinimit me aleatët.

“Procesi po degradon dita ditës, po degradon edhe në aspektin e sigurisë, në aspektin polikë të brendshëm, po degradon edhe në aspektin e raporteve ndërkombëtare. Kjo është një fatkeqësi e madhe që po i ndodh Kosovë në gjitha dimensionet qoftë të brendshëm, qoftë të jashtëm, qoftë ekonomik, politikë për shkak të politikave të gabuara, për shkak të mos koordinimit të institucioneve të shtetit me partnerët për shkak të mos unifikimit të faktorit politik vendor, për shkak të pa aftësisë qeverisëse për tu ulur dhe unifikuar faktorin e brendshëm politik. Në anën tjetër veprimi i masave të një anshme pa u koordinuar me aleatët me faktorët e sigurisë të cilët janë prezent në Kosovë, ka sjell tekë një situatë kur ne jemi sot të atakuar edhe politikisht edhe ekonomikisht”, tha ai.

Shala ka theksuar se e vetmja rrugë e stabilitetit të veriut është vendosja e ligjit dhe Kushtetutshmërisë, por kjo duhet që të bëhet me masa të koordinimit me partnerët.

Ai ka shtuar po ashtu se kryeministri Albin Kurti do të duhet që të bashkëpunoj më shumë më opozitën, ngase sic thotë ai kreu i Qeverisë, po e sheh opozitën si armik.

“Në relacion të stabilitetit të veriut e vetmja rrugë e stabilizimit është çështja e vendosjes së ligjit dhe Kushtetutshmërisë por kjo jo me masa represive por me masa të koordinimit mbi bazën e bymyeshmërisë e partnereve. Raportet e brendshme ndër institucionale në Kosovë, harmonizimi dhe bashkimi i forcave politike në spektrin e brendshëm. Ne kemi në baza ditore atakim ekstrem të qeverisë më shumë se sa që i bënë Serbisë i bënë opozitës. Vlerëson së çfarë uniteti ofron ky kryeministër kur në baza ditore orvatet të komprometoj pjesën e opozitës, unë them që nuk ka opozite më konstruktive, më paqësore më të koordinuar. Kryeministri nuk është i interesuar as për bashkëpunim të brendshëm, e fatkeqësisht as për bashkëpunim të jashtëm.Opozitën e shef armik, mendimin ndryshe e shef tepër ekstrem dhe të pa pranueshëm në këtë relacion kemi një ndarje të tillë ku shpesh here biem para situatave edhe ikjes nga përgjegjësi e institucioneve shtetërore”, tha ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se kanë pritur që Qeveria ta shtrijë sovranitetit në veri ashtu siç ka premtuar, por masat që ka ndërmarr sipas tij, janë të gabuara.

“Sa i përket situatës në veri nuk është gjendja e mirë, nuk është ajo që ne kemi pritur që më të vërtet qeveria të shtrij sovranitetin mirëpo sot e kësaj dite kemi pengesa nga bandat kriminale, nga krimi i organizuar nga gjithçka që nuk duhet pranuar dhe qeveri është dashur që të veproj dhe premtimin që e ka dhënë për shtrirje të sovranitetit ta bëjë ashtu siç duhet. Por ka gabuar me hapa dhe mendoj që kjo qeveri ka dështuar në zgjidhje të problemit. Ju e keni parë se sa veprime ka pasur nga bandat kriminale të Serbisë por edhe veprimi i qeverisë së Kosovës ka qenë, por jo i kënaqshëm”, tha ai.

Lekaj ka shtuar se Qeveria duhet që të jetë më shumë bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në dhe t’i plotësoj kërkesa e tyre për de-eskalim të situatës në veri.

“Sa i përket situatës e thamë që është e rrezikshme për vendin ne kemi tash edhe masa ndëshkues nga BE për kryeneçësi e kryeministrit. Kryeministri duhet me qenë më bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në dhe ti plotësoj kërkesat, por ato kërkesa mos ta dëmtojnë shtrirjen e sovranitetit dhe që mos ta dëmtojnë integritetin e vendit. Në këtë mënyrë e ka përkrahjen tonë, e kemi përkrah edhe marrëveshjen dhe të implementohet marrëveshja që janë dakorduar dy palët në Ohër”, tha ai.

Tags: ldkopozitapdkQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Kryeministri britanik i shqetësuar për situatën: Kurti dhe Vuçiq kanë përgjegjësi për parandalimin e dhunës

Next Post

Publikohet lista me 10 portierët më të vlefshëm në botë

Next Post
Publikohet lista me 10 portierët më të vlefshëm në botë

Publikohet lista me 10 portierët më të vlefshëm në botë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.