GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Opozita e quan “tradhtar”: Çka po flet Vuçiqi për Kosovën para deputetëve serbë?

02/02/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Opozita e quan “tradhtar”: Çka po flet Vuçiqi për Kosovën para deputetëve serbë?
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe në Kuvendin e Serbisë është folur për çështjen e dialogut. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka raportuar në Kuvend dhe është përballur me deputetët për çështjen e Kosovës.

Vuçiq në fjalën e tij u shpreh se “kurrë nuk i është shmangur përgjegjësisë si president” dhe se ka marrë vendimet më të vështira.

“Sot vij nga ndjenja e detyrës që t’u them qytetarëve se çfarë po ndodh që ata të vlerësojnë vetë pasojat e veprimeve tona dhe për çfarë po luftojmë. Do të flas dhe do të vë në dukje krejt pikat më të këqija të të ashtuquajturës iniciativë franko-gjermane.” – është shprehur z. Vuçiq në fjalën e tij.

Ai kërkoi vëmendje të shtuar mbi “momentin” në të cilin po ndodh ajo që po ndodh në lidhje me planin franko-gjerman.

Vuçiqi u shpreh se ishin dëshmitarë të një lloji të Luftës së Tretë Botërore, dhe në të cilën situatë shtetet e vogla nuk mund të ishin aq të lira sa do të donin. Por, ai tha se Serbia ishte mes shteteve të pakta që i merrnin vendimet në mënyrë të pavarur.

“Çdo minutë që kalojmë pa zgjidhur problemin (me Kosovën) është minutë e re frike për çdo fëmijë në Kllokot apo Suhodooll.” – tha z. Vuçiq, raporton Kosovo-Online.

Sipas tij, Prishtina donte të krijonte konflikt në mënyrë që të tregonte se Serbia ishte e keqe. Vuçiq pretendoi se i kishte lutur serbët e Kosovës që të hiqnin dorë nga barrikatat, sepse siç tha, “jeta e tyre ishte më e rëndësishme”.

Vuçiq u ankua edhe se kishte pësuar sulme të rënda nga diplomatët ndërkombëtar për çështjen e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidenti serb u shpreh edhe në lidhje me pasojat që mund t’i pësonte Serbia në rast se refuzonte planin franko-gjerman.

Deputetët opozitarë serbë në anën tjetër ishin të ashpër me Vuçiqin, duke mbajtur edhe pankarta ku e quanin atë “tradhtar”.

Tags: Aleksadar VuçiçkosovaOpozita në Serbi
ShareTweetShare
Previous Post

Berisha: Kushtet e Kurtit për ‘Zajednicën’, një budallaki e radhës

Next Post

Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Next Post
Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.