GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Operacioni për drogë në Dukagjin, përveç efektivit që ra në humnerë, i plagosur edhe një koleg i tij! Ambasada e SHBA-së e ‘nxjerr zbuluar’ policinë

29/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Operacioni për drogë në Dukagjin, përveç efektivit që ra në humnerë, i plagosur edhe një koleg i tij! Ambasada e SHBA-së e ‘nxjerr zbuluar’ policinë
Share on FacebookShare on Twitter

Rrok Frroku, 54 vjeç nuk ka qenë efektivi i vetëm i cili ra mbeti i plagosur gjatë operacionit për kërkimet e parcelave të kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit. I plagosur ka mbetur  edhe një polic tjetër, i cili gjatë tentativës për t’i ardhur në ndihmë kolegut të tij, ka mbetur i lënduar edhe vetë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga ambasada e SHBA-së, e cila teksa pasqyron ndihmën e dhënë nga helikopteri i KFOR, sqaron se drejt spitalit të Traumës janë shoqëruar 2 policë shqiptar dhe jo vetëm Rrok Frroku, siç Policia e raportoi në njoftimin e saj.

“Pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Një ditë më parë, policia shpërndau deklaratën zyrtare ku fliste vetëm për një efektiv të lënduar.

“Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit. Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara”, thuhet në deklaratë ku nuk ka një arsye pse nuk ka raportuar për efektivin tjetër të lënduar, i cili është dërguar te Trauma.

Rrok Frroku, 54 vjeç u rrëzua në humnerë për shkak të terrenit mjaft të thepisur dy ditë më parë, teksa shpëtimi i tij është bërë i mundur pasditen e djeshme. Kjo sepse terreni ka qenë shumë i vështirë. Pas 12 orë përpjekjesh, 54-vjeçari u nxor nga humnera, deri në një pikë ku mund të ulej helikopteri apo të bëhej tërheqja e tij me litarë. Nga pika ku kishte rënë 54-vjeçari deri në zonën ku mund të ulej helikopteri ka qenë 6 orë me këmbë dhe siç burimet raportojnë, polici tjetër është plagosur gjatë transportit që po i bënte kolegut të tij pikërisht gjatë kësaj rruge. Helikopteri shqiptar ka bërë dy tentativa për t’u ulur, por ka dështuar, për pasojë është u kërkua ndihmë nga Kosova, nga ku u nis helikopteri i KFOR që bëri të mundur edhe shpëtimin. Nga sa mësohet Frroku është në gjendje më të rënduar pasi ka 3 brinjë dhe njërën këmbë të thyer, teksa efektivi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, ka thyer kaviljen.

Tags: KFORRrok Frroku
ShareTweetShare
Previous Post

Zhduket aeroplani me 22 persona

Next Post

Kurti: Po përgatitemi për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Next Post
Kurti: Po përgatitemi për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti: Po përgatitemi për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.