GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Oliver Ivanoviq implikohej si pjesëmarrës në Masakrën e “Rrugës së Kovaçëve” ku u vranë 31 shqiptarë

17/01/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Oliver Ivanoviq implikohej si pjesëmarrës në Masakrën e “Rrugës së Kovaçëve” ku u vranë 31 shqiptarë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq, për të cilin dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rezervoi fjalët më të këndshme për të, implikohej si pjesëmarrës në masakrën e “Rrugës së Kovaçëve”, në të cilën u ekzekutuan 31 shqiptarë më 14 prill të 1999-ës.

KMDLNJ, me anë të një komunikate të lëshuar gati 10 vite më parë, Oliver Ivanoviqin, të njohur si Ola, e përshkruante si pjesëmarrës edhe në masakrën e lagjes ‘Ibri’ paslufte, shkruan Demokracia.com.

Oliver Ivanoviq, i njohur si Ola, hetohet për krime lufte gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Krimineli i lartpërmendur është pjesëmarrës i masakrës së 14 prillit 1999, në vendin e quajtur ‘Rruga e Kovaçve’ në Mitrovicë”, thuhej në kumtesën e veprimtarit të KMDLNJ-së nga Mitrovica, Halit Berani.

“Me këtë rast janë pushkatuar 31 shqiptarë pa dallim moshe, të cilëve pas pushkatimit ua kanë humbur edhe trupat e pajetë. Pas një pune shumë të madhe të disa veprimtarëve të KMDLNJ-së, Qendra rajonale në Mitrovicë… kemi arritur që në shtator 1999 të zbulohen trupat… në një varrezë masive në fushat djerrina në mes të fshatrave Suhadoll i Poshtëm dhe Vidimiriq”, thuhej në kumtesë.

“Kryekrimineli Oliver Ivanoviq – Ola, është pjesëmarrës i drejtpërdrejt i masakrës së 3 dhe 4 shkurtit 2000, kur në lagjen ‘Ibri’, pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, u pushkatuan brenda nëpër shtëpi dhe banesa 10 shqiptarë; u plagosën rënd e lehtë me armë zjarri 25 shqiptarë; u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 shqiptarë… Të gjitha këto tri kategori, pa dallim moshe e gjinie, duke filluar nga fëmija 13 vjeçar – Nderim Ajeti – e deri tek plaka 60 vjeçare Selime (Omer) Berisha. Aksioni ka filluar mbrëmjen e 3 shkurtit 2000, rreth orës 20:30, dhe ka vazhduar deri më 4 shkurt 2000 në orë 4:00 të mëngjesit. Krimineli në fjalë ka udhëhequr të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ të cilët kanë arritur të dëbojnë me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre 1564 familje me 11364 anëtarë, banorë këta shqiptarë të pjesës së okupuar të Mitrovicës. Për të gjitha këto, por edhe të tjera, KMDLNJ, Qendra rajonale në Mitrovicë, ka deklarata të deponuara në arkivin e vet”, vazhdonte kumtesa.

Dje kryeministri Kurti me anë të një video-mesazhi thuri elozhe për Ivanoviq, duke dëshiruar që “kujtimi i tij të mbetet i gjallë”.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, deklaronte Kurti.

Tags: Halit BaraniKMDLNJ
ShareTweetShare
Previous Post

Qeveria Kurti dje mori vendim për toka në Leposaviq, Petkovic e alarmon BE’në

Next Post

Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?: Kiara niveli më i lartë i edukatës

Next Post
Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?: Kiara niveli më i lartë i edukatës

Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?: Kiara niveli më i lartë i edukatës

Lajmet e fundit

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.