Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik do të këtë lëvizje të pagave edhe për infermierët. Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024, shkruan Gazeta Insajderi.
Bazuar në këto vlera, koeficienti për pozitën e infermierit ndryshon varësisht nga niveli.
Sipas Ligjit të Ri të Pagave, vlera e koeficientit për infermier shkon prej 5.1 deri në 5.6.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit prej 105 euro dhe del se paga më e lartë e një infermieri do të jetë 588 euro.
Koeficienti i ri i përcaktuar nga Qeveria Kurti nuk është mirëpritur nga Oda e Infermierëve të Kosovës. Pasi këta të fundit kishin kërkuar që ky koeficient të jetë mbi 120.
Kryetari i OIK, Naser Rrustemaj, në një prononcim për Gazetën Insajderi u shpreh i pakënaqur me Ligjin e Ri të Pagave.
Ai tha se ky koeficient vetëm se ka zvogëluar pagën e infermierëve.
Sipas tij, këtë pagë infermierët e kanë marrë duke punuar në ndërrime të natës.
“Sipas koeficientit që e ka bërë qeveria këtu ka zvogëlim të të gjitha pagave, pasi janë ranguar njësoj. Kurgjo nuk ka ba, pasi në bazë të këtij koeficienti është zvogëluar paga kjo do të jetë problem për ne. Këto paga i kanë marrë infermierët me ndërrim të natës, tash vetëm ia ka hjek qato 44 të mëngjesit dhe tash faktikisht është zvogëluar. Ne kemi thënë se nëse koeficienti është nën 120 euro është zvogëlimi i pagës duke e ditur inflacionin me të cilin po përballemi, tha Rrustemaj për Insajderi.
Niveli parësor parasheh infermierët që punojnë në Mjekësi Familjare (QKMF), dytësor ata që punojnë në spitale dhe tretësor hyn infermieret që punojnë në QKUK
Niveli tretësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.6
Në llogaritjen e rrogës i bie 588 euro.
Niveli sekondar i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5..
Në llogaritjen e rrogës i bie 577 euro.
Niveli parësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm,
Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.4
Në llogaritjen e rrogës i bie 567 euro.
Niveli tretësor i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacist 4 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.3.
Në llogaritjen e rrogës i bie 556 euro.
Niveli sekondar i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacist 5 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.2.
Në llogaritjen e rrogës i bie 546 euro.
Niveli parësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacis 6 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.1.
Në llogaritjen e rrogës i bie 535 euro.
Ndërsa, pozita e Ndihmës Infermier ka vlerën e koeficientit 4.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 472 euro