GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull

11/12/2024
në Ballina, Botë, Lajme, Shëndetësi
Koha e leximit:1 minunt më parë
OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan që nga viti 2000 përmes edukimit, përdorimit të rrjetave kundër mushkonjave dhe vaksinimit.

Në këtë proces u shmangën rreth 12.7 milionë vdekje, vlerësoi OBSH-ja në raportin e publikuar të mërkurën.

Shtatëmbëdhjetë vende tani i vaksinojnë në mënyrë rutinore fëmijët e vegjël kundër malaries.

Sipas vlerësimit të OBSH-së, një gjë e tillë mund të shmangë dhjetëra mijëra vdekje çdo vit.

Malaria është sëmundja më e zakonshme tropikale.

Paraziti transmetohet nga mushkonjat anofele, të cilat pickojnë kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sëmundja shkakton temperaturë të lartë dhe dhimbje të gjymtyrëve dhe mund të trajtohet me barna.

Në raportin e OBSH-së thuhet se, vitin e kaluar, gjithsej 597.000 njerëz kanë vdekur nga malaria – pak më pak se në vitin 2022.

Rreth 95% e vdekjeve janë regjistruar në vendet afrikane.

Atje, shumë njerëz ende nuk kanë mjete për t’i parandaluar infeksionet ose për t’i diagnostikuar dhe trajtuar ato, thuhet në raportin e OBSH-së, raporton REL.

Sipas kësaj organizate, sëmundja infektive është zhdukur tashmë në 44 vende.

Nga 83 vende ku ende shfaqet, 25 kanë tani më pak se dhjetë raste në vit.

Në Afrikë, shkalla e vdekshmërisë është ulur për 16% që nga viti 2015.

Tags: malariesOBSHshendetesi
ShareTweetShare
Previous Post

Ali Ahmeti: Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia

Next Post

Tragjedi në Kanari të Spanjës, mbytën gjashtë imigrant në det

Next Post
Tragjedi në Kanari të Spanjës, mbytën gjashtë imigrant në det

Tragjedi në Kanari të Spanjës, mbytën gjashtë imigrant në det

Lajmet e fundit

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

19/05/2025
Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.