GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

O’Brien: Na është premtuar, Radojiçiq do të përballet me ligjin në Serbi

29/06/2024
në Ballina, Drejtësi, Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
O’Brien: Na është premtuar, Radojiçiq do të përballet me ligjin në Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien gjatë pjesëmarrjes në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se u është premtuar që Milan Radojiçiq, organizues i sulmit të Bajnskës, do të përballet me ligjin në Serbi.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në vazhdimësi kanë deklaruar që krimet e shtatorit 2023 duhet të ndëshkohen.

Më pas, ai tha se u është premtuar që Radojiçiq do të përballet me ligjin dhe se presin që procesi të përfundojë, transmeton Nacionale.

“ShBA-të kanë thënë vazhdimisht, edhe BE-ja, që krimet që janë kryer në shtator 2023 duhet tëndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se z.Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë.” – u shpreh zyrtari amerikan.

Çfarë u tha tjetër për Bajnskën?

Në panelin e njëjtë të diskutimit, e pranishme ishte edhe kryediplomatja Donika Gërvalla. Në lidhje me sulmin e Bajnskës, ajo përmendi që Millan Radojiçiq, që tashmë e ka pranuar se ishte organizator, nuk është dënuar ende.

Gërvalla paraprakisht tha se “do të dëshironte t’i dëgjonte Lajçakun apo O’Brien” duke e komentuar këtë, dhe sipas saj, BE-ja ende s’ia ka vendosur rastit emrin që duhet.

“Derisa të gjithë duam të shohim të ardhmen, është e kaluara e Serbisë që s’na lë të ecim përpara dhe për këtë, për Bajsnkën, për mungesën e dënimit të Radojiçiq, apo të mbahet, do të doja t’i dëgjoja z.O’Brien apo z.Lajçak, si e komentojnë këtë, sepse në Kosovë ne kemi thënë qartë çka është, është akt i agresionit ndaj Kosovës dhe partnerët tanë, dhe partnerët tanë duhet – ShBA-ja e ka bërë, BE-ja ende – duhet ta emërtojnë ashtu siç duhet të emërtohet.” – tha ajo.

Pas kësaj deklarate, emisari evropian, Miroslav Lajçak tha se pozicioni i BE-së ka qenë shumë i qartë, që autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe 29 maj, duhet të mbahen përgjegjës.

“Do të doja të thoja që pozicioni i BE-së është formalizuar dhe ka qenë shumë i qartë, autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe më 29 maj, duhet të mbahen përgjegjës. Nuk ka imunitet për ata, dhe BE-ja e ka ripërsëritur këtë pozicion dhe në takime bilaterale.” – tha ai,.

Tags: James ObrainSulmi ne Banjske
ShareTweetShare
Previous Post

Krasniqi: Kosova, njëra ndër vendet që mund t’i dali ballë inovacionit digjital

Next Post

Dalin formacionet zyrtare për ndeshjen Zvicër – Itali, Xhaka nga fillimi, ky është vendimi për Shaqirin

Lajmet e fundit

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.