Rastet e dhunës në familje në vendin tonë nuk janë edhe të pakta, për të cilat shpesh herë duhet të ndërhyjë Policia. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Obiliq rreth orës 19:00.
Dyshohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortës së tij krejt për shkaqe xhelozie, shkruan Gazeta Papirus.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili pas arrestimit të dyshuarit ka dhënë urdhër që i njëjti të dërgohet në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
/Gazeta Papirus/