Gjatë ditës së martë, në Pejë, u kremtua Festa e Abetarës.
Teksa të gjithë nxënësit luanin e festonin së bashku, dhjetë nxënës të pakicave nuk u lanë të festonin me bashkëmoshatarët e tyre, mirëpo ata u ulën të ndarë.
Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi.
Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve.