Ilaz Kodra, njëri nga themeluesit e UÇK-së, u vra para 26 viteve në Shtuticë derisa po mbronte popullsinë civile.
Kësisoj me bashkëluftëtarët e tij nuk rreshti asnjëherë së luftuari kundër forcave kriminale serbe.
Por, beteja me armikun e dëshira për ta parë Republikën i mbetën në gjysmë, sepse Ushtria e Sllobodan Milloshoviqit e vrau derisa ishte bërë mburojë për popullsinë civile ne Shtuticë, më 30 prill të 99-tës.
Një bashkëluftëtarë i tij kishte menduar se koha ia shëron plagën e humbjes së komandantit, por thotë se me kalimin e kohës ajo vetëm po i shtohet.