Në emisionin “Politiko”, anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë për shtyrjen e vendimit të targave edhe 48 orë të tjera.
Nushi, ka thënë se ky vendim i shtyrë për të katërtën herë ka dëshmuar se nuk ka RKS në veri, sa do që Kurti e ka gojën përplot sovranitet e sundim të ligjit.
Nuk ka RKS në veri, vendimi është shtyrë për të katërtën herë. Gojën plotë sovranitet e sundim të ligjit, tereni është i dorëzuar karshi Serbisë. Me krejt këto vendime Kurti, tash masi jemi në kohë të kampionatit botëror i ka marrë shumë kartona të verdhë për zhagitje të lojës. Ne jemi duke marrë kartona të verdhë të vazhdueshëm për zhagitjen e lojës të cilën vet kemi dashur me luajt.”, ka thënë Nushi