Ditëve të fundit Kosova është përballur me vërshime që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në disa komuna të vendit. Ndër më të prekurat janë ajo e Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës, ku qytetarë të shumtë kanë mbetur pa strehë.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka dhënë detaje nga biseda telefonike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se në kërkesën për dërgimin e FSK-së në këtë komunë, Sveçla ka kërkuar që ti dërgohet email.
“Bisedova me Sveçlën në telefon, më tha dërgona email. Ekipet e FSK-së nuk erdhën në Skenderaj”, citohet të ketë thënë Nura në një deklaratë të publikuar nga FrontOnline.