Numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale në Turqi po shkon drejt përfundimit, raporton SENJA.
Deri në këto momente janë numëruar 91.55% e votave, ndërsa presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan, është duke ruajtur epërsinë me 52.61% të votave. Kundër kandidati, Kemal Kiriçdaroglu ka 47.39% të votave.
Sipas ecurisë së numërimit të votave mund të thuhet se Erdogan është shumë afër fitores dhe sigurimit të mandatit të ri pesë vjeçar.