Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 4 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Klina që jetojnë në diasporë.
IndeksOnline ka siguruar rezultatet preliminare. ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 540 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 567 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 195 vota, AAK-ja ka marrë 169 vota, PLE 20 vota, kurse Lista për Familjen 3 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Klinës që kanë votuar përmes postës janë 1607.