Krahas votimit të rregullt, nëpër komuna sivjet ishin të caktuara nga një qendër për votim me kusht.
Në Podujevë, votimi me kusht u zhvillua në shkollën fillore “Enver Maloku”, ndërkaq në Vushtrri, në shkollën fillore “2”.
Në rezultatet preliminare të siguruara nga IndeksOnline, në Podujevë janë numëruar 152 vota me kusht, ndërkaq në Vushtrri janë numëruar 116 sosh.
Në qendrën e votimit me kusht në Podujevë, Vetëvendosje prin me 94 vota, e pasuar nga LDK-ja me 30, PDK-ja me 25 dhe AAK-ja me 3.
Ndërkaq, nga 116 vota me kusht të numëruara deri më tani në Vushtrri, LVV-ja ka grumbulluar 64 vota, PDK-ja 37, LDK-ja 12 dhe AAK-ja 3.
Sipas vëzhguesve nga radhët e partive, 17 persona në Vushtrri kanë votuar me kusht dhe në mënyrë të rregullt, ndërkaq 34 persona në Podujevë e kanë bërë po të njëjtën gjë.
Kujtojmë se rezultatet e lartshënuara janë vetëm preliminare, pasi procesi i numërimit të votave me kusht është ende duke vijuar.