Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas lajmit se Ministria e Shëndetësisë se ka rilicencuar mjekun nga Lugina që punon në QKUK, Amir Rexhepi.
Haxhiu ka thënë se në kohën e pandemisë Arben Vitia dhe Albin Kurti i patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa liçensë në Kosovë ndërsa tani vendosin kufizime për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
“E kam thënë se Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2022 Për Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë të Huaj është bërë për interesa të sektorit privat, këtë e konfirmon rasti i Dr. Amir Rexhepit, të cilit ia refuzuan rilicencimin në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Skandal pas skandali në shëndetësi.
Në kohën e pandemisë Arben Vitia dhe Albin Kurti patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa licencë në Kosovë , ndërsa tani vendosin kufizime për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
E kam thënë se Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2022 Për Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë të Huaj është bërë për interesa të sektorit privat, këtë e konfirmon rasti i Dr. Amir Rexhepit, të cilit ia refuzuan rilicencimin në Kosovë.
/GazetaPapirus/