AVUK ditën e djeshme iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos bëhet therja e kurbanave jashtë thertoreve të licencuara.
Ndërsa, sot Inspektorati ka dalë në terren bashkë me Policinë e Kosovës, për ta monitoruar situatën me ç’rast ka gjetur shkelje, shkruan Gazeta Papirus.
Redaksia, ka siguruar pamje teksa shihen Policia dhe Inspektorati në Kodrën e Trimave, afër shitësve të kurbanave.
Nuk dihet, nëse është shqiptuar ndonjë dënim apo si kanë qenë masat e marra ndaj tyre.
Pamjet ku shihet Policia bashkë me Inspektoratin, mund t’i shihni më poshtë:
/Gazeta Papirus/