Me 3 shkurt të vitit 2021, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte bërë një koment interesant në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021’ës, kur kishte thënë “nuk provohet shteti o djem”, duke asociuar në zgjedhjen e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Njëra ndër deklaratat më interesante dhe ndoshta që edhe sot bind shumë qytetarë për mentalitetin e Qeverisë Kurti, është deklarata e Fatmir Limaj.
Ai në prag të zgjedhjeve të shkurtit, pra para se Kurti të zgjidhje kryeministër, kishte bërë deklaratë interesante që në fillim për disa u duk qesharake.
“Nuk provohet shteti o djem, nuk provohet shteti, hajt ta provojmë. Na duhet shtet me provojë dhe me njerëz të ri”, kishte thënë Fatmir Limaj.
Limaj këtë deklaratë e kishte komentuar edhe shtatë muaj më vonë pas situatës të tensionuar të krijuar në veri të Kosovës.
“Duhet të kemi kujdes se në duart të kujt është shteti, e si të trajtohet shteti. Njohja ndaj vetë shtetit, është diçka që fitohet ndalëgadalë. Përveç që jam munduar që të ngris vëmendjen, e kemi një shtet që nuk duhet të testohet çdo ditë. Nuk duhet të provohet çdo ditë. Parashikimet e mia pesimite për vendin nuk ka qenë asnjëherë me u ndalë”, kishte deklaruar në shtator kreu i Nismës.