Ikja e qytetarëve nga Kosova nga të gjitha kategoritë e mundshme nuk ka të ndalur. Ky’virus’ i ka kapur thuajse tashmë edhe profesionistët përfshirë mjekë, specialistë, arkitektë, inxhinierë, mësues e kategori të tjera.
Vetëm vitin e kaluar Kosovën e kanë lëshuar mbi 60 mijë qytetarë, numër ky frikësues për një vend të vogël si Kosova.
E sipas qytetarëve rrogat e vogla dhe kushtet jo të mira në punë janë ndër faktorët determinues që po i bën ata që të ikin nga Kosova.
Por kjo gjë nuk është duke brengosur shumë siç duket as Qeverinë e Kosovës e cila thotë se kjo gjë është normale. Një deklaratë kaq identike e ka dhënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim ”është dicka normale” tha Bislmi.