Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë Kurti pas publikimit të përgjimeve mes kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
“Jo qeveri qesharake”, “Jo qeveri amatere”, “Jo qeveri praktikantësh”, ka shkruar mes tjerash Musliu duke thënë se se “ata që për më shumë se dy dekada u bënë zëri shqiptar i propagandës armiqësore duke gënjyer, duke akuzuar dhe duke linquar jo vetëm kundërshtarët politik, por edhe vlerën më të madhe të kombit,luftën për liri, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot e vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Milan Radojçiqin.”