GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nuk ndalen rritjet e çmimeve në Kosovë, inflacioni në muajin prill arrin në 11.2 për qind

11/05/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Nuk ndalen rritjet e çmimeve në Kosovë, inflacioni në muajin prill arrin në 11.2 për qind
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga prilli i vitit të kaluar është rritur 11.2 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).

ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin prill 2022 është rritur 1.5 për qind.

Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, prill 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, ndjekur nga gazi me 10.8 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.9 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.2 për qind, mishi me 3.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.9 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, pemët me 1.5 për qind, perimet me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 2 për qind”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.

“Prodhime të ndryshme ushqimore si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë me 2.2 për qind, kafe, çaji dhe kakao me 0.8 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, pijet alkoolike me 5.4 për qind, gazi me 10.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta me 2.6 për qind, pajisjet shtëpiake me 2 për qind, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës me 1.7 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 1.3 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.7 për qind, blerjet e automjeteve me 1.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 2.7 për qind, shërbimet për transport me 3.9 për qind, shërbimet hoteliere me 1.4 për qind, pra me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind”, vijon raporti.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te energjia elektrike me 7.3 për qind, për shkak të rënies së konsumit në muajin prill krahasuar me muajin mars, me një ndikim prej 0.2 për qind në IHÇK.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill ka arritur në 11.2 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 24.3 për qind, mishi me 13.5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 21.7 për qind, vajrat dhe yndyra ushqimore me 51.3 për qind, perimet me 13.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat me 15.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore me 11.6 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 13.6 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 5.9 për qind, duhani me 4.8 për qind dhe mirëmbajtja dhe rregulli i vendbanimit me 8.2 për qind”, thekson ASK-ja.

“Energjia elektrike me 17.6 për qind – ngritja e çmimit është për shkak se në periudhën janar-maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 derisa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve për 7.3 për qind, gazi me 42.2 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 22 për qind, mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 4.2 për qind, pajisje shtëpiake me 8.4 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 9.9 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 7.4 për qind, blerjet e automjeteve me 6.8 për qind, pjesët e këmbimit dhe pajisjet shtesë për pajisjet e transportit personal me 6.2 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 38.8 për qind, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind, shërbimet për transport me 11.1 për qind, shërbimet hoteliere me 9.7 për qind, kujdesi personal me 5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK”, përfundon raporti.

Rënie e çmimeve vërehet te pemët me 11.5 për qind, veshjet me 1.1 për qind, këpucët me 2.9 për qind, me një ndikim prej 0.4 për qind. /Telegrafi/

Tags: Rritja e çmimeve në Kosovë
ShareTweetShare
Previous Post

“Lulëkuqet e Majit” Më 11 maj 1998 për në varrezat eTiranës, niset trupi i pajetë i dëshmorit Ilir Konushevci

Next Post

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Next Post
Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Lajmet e fundit

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.