Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka komentuar lënien e Ramush Haradinajt në rreshtin e parafundit në ceremoninë e 25-vjetorit të çlirimit.
“Ajo çka pamë është tendenca me fsheh sepse ata nuk mujnë me kanë përballe njerëzve që janë pjesë e historisë, ata mundohem me marrë ata njerëz para të cilëve mujnë m’u shitë heronj.
“Ramushi nuk ka qenë vetëm ish drejtues i Zonës së Dukagjinit por edhe ish kryeministër. Jo nuk ka qenë vendi për të aty ku është ulur dhe kjo flet shumë për sjelljet e papërgjegjshme, përbuzëse qe kanë këta njerëz për të kaluarën. Këta më pas mujtë as 25 vjetorin s’e kishin festu, disa prej tyre se kishin ba as atë që ne kemi parë ne. është për turp ajo që kemi parë në rastin e z. Haradinaj edhe në mungesën e shumë të tjerëve”, ka thënë Limaj në FRONTAL në T7.
Sa i përket përmendjes nëpër fjalime të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë, Limaj ka thënë se ata duhet përmendur meqë janë vetë historia.
“Sot e 1 milion vjet, ata njerëz duket mu përmenden sepse janë vet historia. Si nuk përmendet baci Jakup që në të njëjtën ditë para 26 vjetësh, përmes bacit jakup është prezantuar UÇK-ja si zëdhënës i UÇK-së.