Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka uruar Mbretin Charles lll dhe Mbretëreshën Camilla për kurorëzimin e tyre, të shtunën.
Me anë të një postimi në Twitter, Biden ka thënë se miqësia në mes dy vendeve vazhdon të jetë burim force për të dy popujt, atë britanik dhe amerikan.
“Urime Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për kurorëzimin e tyre. Miqësia e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është një burim force për të dy popujt tanë”, ”, ka shkruar Bideni.
Ndonëse nuk morri vet pjesë në kurorëzim, Biden ka thënë se është krenar që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara për këtë rast historik.
Congratulations to King Charles III and Queen Camilla on their Coronation. The enduring friendship between the U.S. and the U.K. is a source of strength for both our peoples.
I am proud the First Lady is representing the United States for this historic occasion.
— President Biden (@POTUS) May 6, 2023
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla janë kurorëzuar në Westminster Abbey, duke shënuar fillimin simbolik të një epoke të re mbretërore në Britani dhe një përmbushje personale për një njeri që ka kaluar më shumë se shtatë dekada në pritje.
Në një ritual luksoz dhe arkaik që nuk është parë në Britani që nga viti 1953, mbreti u vajos me vaj të shenjtë dhe u betua për mbretërit, përpara se Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, t’i vendoste kurorën e Shën Eduardit mbi kokën e tij, duke thirrur “Zot, shpëtoni Mbretin!”, transmeton “The Guardian“.
Para 2300 mysafirëve, përfshirë më shumë se 100 krerë shtetesh, mbreti u zotua gjithashtu se do të ruajë fenë protestante në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ruajë të drejtat e Kishës së Anglisë, siç përcaktohet në një akt të Parlamentit.