Të dielën në Bresje të Fushë Kosovës është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje menaxheren e një pompe derivatesh me vrasje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë, në shenjë revolte ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare menaxhere në një pompë derivatesh”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.