Armando Broja është riktheyer nga lëndimi dhe ka filluar të luaj te Chelsea
Sulmuesi shqiptar është paraqitur për disa minuta në Ligën Premier ndaj Aston Villës si dhe në EFL Cup kundër Brighton.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino është pyetur nëse londinezët do të transferojnë një sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë ai ka thënë se kanë besim te Broja, por po presin edhe rikthimin e Christopher Nkunkus dhe janë të kompletuar në ofensivë.
“Marrëdhëniet janë shumë të mira me pronarët dhe drejtorët sportivë. Unë duhet të jem më i përfshirë në tregun e transferimeve”.
“Mendoj se ne duhet të fillojmë të identifikojmë se çfarë na nevojitet për janarin. Gjërat mund të ndryshojnë deri në janar”.
“Tani duhet të punojmë dhe të përpiqemi të rikuperojmë Christopher Nkunkun dhe sigurisht Armando Brojën dhe të përpiqemi t’i sigurojmë skuadrës më shumë gola, por edhe të jemi më solidë”, deklaroi Pochettino. /Telegrafi/