Tre zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë qëndrimit në një pikë statike në Mitrovicë të Veriut, në minutat e para të mesnatës.
Njoftohet se atyre u janë hedhur mjete piroteknike e shishe qelqi.
“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.