Në konferencën e djeshme për media në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur edhe për një takim të ri me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk e ka problem të takohet me udhëheqësit e Kosovës, duke i përmendur me emra, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin.
Por, sipas tij, nuk e di kur do të ndodhë një takim i tillë pasi, siç ka thënë ai, as ata që e kanë më të afërt nuk e dinë kur do ta takojnë duke aluduar në refuzimin e Kurtit për ta takuar Ramën.
“Sa i përket takimit me Albin Kurtin, nuk e kam pasur kurrë problem të flas me të. Me secilin jam përpjekur të flas. Ju më pyesni se kur do ta takoj nuk e dini kur do ta takojnë këta që e kanë më të afërt”, tha Vuçiq.