Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takime që po zhvillon atje ai po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli. Ky i fundit, e ka edhe një detyrë shtesë, atë të shoferit.
Një video e publikuar tregon momentin kur Kurti përshëndet shqiptarët atje nga një makinë e drejtuar nga Dugolli.
“Kryeministër, fshisën mos e harro”, ishte porosia e një prej qytetarëve drejtuar të parit të qeverisë.