Një operacion i madh nga Njësia FAST Kosova e cila është në bashkëpunim me INTERPOL, po zhvillohet në komunën e Malishevës dhe atë të Istogut.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat njoftojnë se në këtë aksion që po vazhdon ende, janë arrestuar disa persona.Operacioni po zhvillohet për krim të organizuar dhe trafikim.
Në të njëjtën kohë ky operacion është zhvilluar edhe në Shqipëri, Itali, Gjermani dhe Francë.Njësia FAST Kosova, operon në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë e Kosovës.