Nottingham Forest do të jetë pjesë e Premierligës për sezonin 2022/23.
Skuadra e drejtuar nga Steve Cooper shënoi fitore sonte ndaj Huddersfieldit, në ndeshjen finale të “Play-Off”-it.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.
Fati i kësaj ndeshje u vendos në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 43-të, kur Levi Colwill shënoi autogol.
Kështu, Nottingham Foresti siguroi rikthimin në Premierligë, kurse Huddersfieldi do të vazhdojë garat në Championship – kategoria e dytë e futbollit anglez. /Gazeta Express/