Norvegjia ka identifikuar rastin e parë të lisë së majmunëve, tha të martën Instituti i Shëndetit Publik (FHI).
Personi i infektuar kohët e fundit kishte udhëtuar jashtë vendit dhe rasti lidhet me shpërthimin e vazhdueshëm në Evropë, tha FHI.
Edhe Hungaria ka konfirmuar sot rastin e saj të parë të lisë së majmunit.
“Pacienti është një burrë 38-vjeçar dhe autoritetet shëndetësore janë ende duke hetuar nëse ai ka udhëtuar jashtë vendit kohët e fundit”, tha për mediat hungareze kirurgia e përgjithshme Cecilia Muller.