Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.
Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me waza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike.
Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic./Gazeta Sinjali/