Noar Krasniqi, një djalë 3-vjeçar nga Prishtina po lufton me leukeminë akute limfocitare.
Mjekët kanë propozuar që Noari të transferohet jashtë vendit për t’u trajtuar. Diagnoza e vogëlushit ishte tronditëse për familjen e tij, pasi trajtimi kushton 200.000 – 300.000€ dhe familja nuk mund ta përballojë këtë kosto.
Familja e Noarit po përpiqet t’i mbledhë paratë e nevojshme për trajtimin e tij. Ata i falenderojnë të gjithë ata që kanë telefonuar, dërguar mesazhe e që janë lutur për shëndetin e Noarit.
Ju mund të ndihmoni përmes GoFoundMe, duke klikuar KËTU.