Lapidari i Martirëve në fshatin Saradran është bërë objekt i një akti vandal, ku persona ende të paidentifikuar kanë njollosur memorialin kushtuar dëshmorëve të kombit.
Dukagjin Mavraj banor i këtoj fshati ka reaguar pas aktit ku ka deklaruar se “kryerësit e këtij akti duhet të ndihen të turpëruar për përçmimin ndaj sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë tonë”.
Reagimi i plotë:
Njollosja e Lapidarit të Martirëve në Saradran është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ky veprim i ulët dhe i qëllimshëm kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët. Kryerësit e këtij akti duhet të ndihen të turpëruar për përçmimin ndaj sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë tonë
