Miku për ‘lisa’ e dhëndri për ‘fshisa’.
Me këtë shprehje popullore mund të krahasohen deklaratat që kryeministri i Norvegjisë dhe ai i Kosovës bënë pas një takimi që e patën mëngjesin e së martës në Oslo.
Kumtesa e zyrës së Jonas Gahr Store pati fjali goxha të ashpra, porosi të rrepta dhe shprehje dëshpërimi për diçka që nuk bëri qeveria e Albin Kurtit, i cili rastis të jetë i martuar me një norvegjeze.
Kumtesa e kabinetit të Albin Kurtit nuk përmendi kurrgjë nga ato që i tha norvegjezi. Por, potencoi, siç shkruhet, interesimin e norvegjezit në reformat që Qeveria e Kosovës ka filluar të ndërmarrë dhe gatishmërinë që të rrisë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve
Te njoftimi i qeverisë norvegjeze s’u përmend fare puna e luftës në Ukrainë.