Një mashkull nga Hajvalia është raportuar i zhdukur të shtunën rreth orës 19:00, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
I zhdukuri është Argetim Buzuku, 23 vjeçar. Ai kishte dal nga shtëpia të shtunën me veturë të tipit ‘Golf 4’ dhe nuk ishte kthyer më.
Ndërsa në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se rasti është në hetime.‘’PERSON I ZHDUKUR-Hajvali 03.06.2023-18:40. Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime’’.
Familja e tij ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Nëse dikush e sheh apo ka ndonjë informatë rreth Argëtimit, telefononi në këtë numër: 045555577.