GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Njihuni me gratë e fisit që nuk besojnë në martesë, kanë të dashur sa të duan dhe kur të duan

04/01/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Njihuni me gratë e fisit që nuk besojnë në martesë, kanë të dashur sa të duan dhe kur të duan
Share on FacebookShare on Twitter

Nëna ua lë të gjithë pasurinë vajzave të saj, kurrë djemve. Djemtë qëndrojnë të gjithë jetën në shtëpinë e nënës së tyre dhe nuk kanë asnjë pasuri

Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishte luftëra” është vetëm një nga shumë proverbat që tregojnë për virtytet e grave si sundimtare, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shembulli nga Kina, ku ende sot jeton fisi Mosuo, i cili ende njihet si mbretëria e grave dhe që konsiderohet ndoshta matriarkati i fundit në botë, dëshmon gjithashtu se kjo nuk është një histori boshe.

Fisi Mosuo ka një histori mjaft të gjatë, që daton deri në 2000 vjet. Ajo që është specifike për këtë fis është sigurisht se gjithmonë kanë ushqyer traditën dhe kulturën e matriarkatit.

Ky grup etnik numëron rreth 40 mijë anëtarë, kurse për shekuj jetojnë në brigjet e liqenit Lugu, pranë kufirit Sichuan dhe provincës Yunnan, zonë kjo e mbuluar nga kodrat dhe shtëpitë e drurit që i kanë ndërtuar anëtarët e këtij fisi.

Jeta në 2.700 metra lartësi mbidetare, që qytetin më të afërt e ka hiq më pak se 6 orë udhëtim me veturë, kanë bërë që mënyra unike e jetesës të ruhet dhe të mos aplikohet në asnjë vend tjetër të botës.

 

Ky komunitet jeton në buzë të liqenit Lugu me një bukuri të jashtëzakonshme. Ata janë rrënjosur në një ishull të vogël, e cila njihet si shtëpia e përjetshme e paraardhësve të tyre. Në liqenin Lugu nuk ka anije me motor, prandaj uji është shumë i pastër. Natyra është e shenjtë, e përceptuar si femërore dhe konsiderohet që duhet të mbahet pastër.

Por gjërat atje po ndryshojnë. Kinezët u vendosën atje në fillim të viteve 1990, duke sjellë rrugë të asfaltuara, një aeroport dhe vende pune për njerëzit e Mosuo, mënyra e tyre tradicionale e jetës ka filluar të ndihet e vjetruar për banorët e saj të rinj.

Gammu, mali i shenjtë, i njohur gjithashtu si “mali i luanit”, i cili zhytet poshtë liqenit, është objekt nderimi dhe një herë në vit aty kryhen ceremoni fetare.

 

 

Ky mal konsiderohet se është mbrojtës i të gjithë komunitetit Mosuo, por ndryshe njihet edhe si perëndeshë e dashurisë dhe e pjellorisë. Një shpellë në majë të malit kujton barkun e perëndeshës dhe nuk është aspak e vështirë të kuptohet se pse gratë shkojnë atje për t’u lutur.

Në këtë fis, gratë janë ato që marrin gjithmonë vendime dhe që janë në krye të familjes. Çdo familje zakonisht përbëhet nga 10 ose edhe më shumë anëtarë.

Një nga fenomenet më të çuditshme kulturore në këtë vend janë të ashtuquajturat “martesat duke ecur”. Në këto lloje të “martesave” meshkujt i vizitojnë gratë në shtëpitë e tyre, por vetëm kur ato i ftojnë. Ata natën e kalojnë në “dhomën speciale të mbushur me lule”, kurse ditën e shfrytëzojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Çiftet nuk jetojnë së bashku, kurse fëmijët rriten ekskluzivisht në shtëpinë e nuses ku vëllezërit dhe prindërit e saj ndihmojnë shumë, dhe luajnë rolin e babait të foshnjës.

Gratë zotërojnë dhe përfitojnë prona dhe drejtojnë familjet në gatim, pastrim dhe rritjen e fëmijëve. Burrat japin forcë për punë fizike dhe riparimin e shtëpive, therjen e kafshëve dhe duke ndihmuar me vendimet e mëdha familjare.

 

 

Edhe pse njerëzit nuk kanë përgjegjësi atërore është e zakonshme për gratë që nuk e dinë se kush është babai i fëmijëve të tyre dhe nuk ka stigma të bashkangjitura me këtë, ata kanë përgjegjësi të konsiderueshme si xhaxhallarët për fëmijët e motrave të tyre. Në fakt, së bashku me të moshuarit, të cilët shpesh janë të familjeve të dyta, xhaxhallarët e rinj janë ndikimi kryesor për fëmijët. Është një shoqëri që, në shumë mënyra, emancipon gratë nga martesa dhe u jep atyre liri seksuale.

Në këtë fis nuk ka terma si “vrasja”, “krimi”, “përdhunimi”, etj. Bota e tyre mund të konsiderohet parajsa në tokë.

Në historinë e këtij populli, asnjëherë nuk është rrahur asnjë grua, sepse sipas tyre konsiderohet që dhuna ndaj gruas është e ulët.

Tags: gratë e fisit
ShareTweetShare
Previous Post

Kosovari e lëshoi banesën me qira në Zvicër, tmerrohet nga ajo që pa kur u kthye

Next Post

Kryeshefi i IPK-së: Ndaj disa policëve po përsëriten ankesat

Next Post
E rëndë: Vëllai vret aksidentalisht motrën 14-vjeçare

Kryeshefi i IPK-së: Ndaj disa policëve po përsëriten ankesat

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.